Shpërthimi në Ballsh, dëshmia: Qielli u bë flak i kuq. Ka sirena gjithandej. Po na duket si në filma
Shpërthimi në Uzinën e Ballshit ka qenë aq i fortë sa ka tronditur pallatet në qytetin që ndodhet 1.5 kilometra larg saj.
Banorë të këtij qyteti kanë dëshmuar për Albeu.com se kanë ndjerë një shpërthim të madh dhe kanë parë qiellin i cili u bë i gjithi i kuq.
"U trondit pallati, na u duk si tërmet i madh. Qielli u bë
flak i kuq dhe tani po dëgjojmë
sirena makinash. Po na duket si nëpër
filma"., - shkruan një banor për Albeu.com. /Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016,
ora 23:40