Shpërthim i fuqishëm në Burrel, magazinës së miellit i vendosin tritol
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në orën 20:40 në Burrel, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”.

Sipas Policisë, një sasi e konsiderueshme tritoli ishte vënë në magazinën e miellit në pronësi të biznesmenit M.S. 55 vjeç.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Sipas Policisë është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa shtetas për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori