Shpërthen prostitucioni me të mitura, arrestohet 17-vjeçarja në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë Dritan Toska 37 vjeç, banues në Tiranë dhe K.H 17 vjeçe.

Mësohet se këto dy shtetas janë arrestuar pasi janë denoncuar nga S.SH sepse sipas saj Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur, pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H.

Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar.

Materialet procedueriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale "Favorizimi i prostitucionit"- në tentativë, parashikuar nga Neni 114-22 iKodit Penal, në ngarkim të shtetases K. H./albeu.com/


Shtuar më 24/02/2017, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori