Shpërthen Ndoka: Ka edhe xhelozë, unë do i emancipoj
Nard Ndoka, një personazh i cili ka krijuar atmosferë me batutat e tij të shumta, tashmë është pjesë e kastit të DWM. Gjatë një interviste ai ka zbuluar se si është pritur nga miqtë, kolegët e jo vetëm, ndërsa premton se do sjell emancipim.

-Pse vendoset të merrni pjesë në Dance With Me?

"Së pari, nuk mund t’i thosha jo Vera Grabockës, personazhit që e vlerësoj dhe simpatizoj ndër vite për punën dhe misionin e saj
profesional.

Së dyti, është spektakli më popullor dhe më i ndjekur nga publiku. Së treti, ka një slogan nga tifozët "Kuq e Zi": kush nuk kërcen, nuk është shqiptar!", tha ai per Revista Class.

-Është një pasion i vjetër vallëzimi?

"Unë jam marrë me sport shumë vite, vallëzimi ka mbetur një pasion, që politika ma fshehu duke e bërë si "mollë të ndaluar" për mua, nga komplekset, impenjimet dhe mentaliteti ynë jo fort i çliruar nga paragjykimet e rastit. Gjithsesi kërcimi është një art në vete, që do më mbeste në mendje si një ëndërr e parealizuar si duhet, në perfomancën më të mirë të mundshme, ashtu siç realizova sportin dhe politikën".

-Si e kanë komentuar në rrethet politike, çfarë thanë në
Parlament kolegët dhe si e keni motivuar pjesëmarrjen?

"Komentet e para kanë mbërritur! Dikush thotë “pse e bëre?”, të tjerë “shumë mirë!”. Ca të tjerë “edhe këtë e bëre?!” Pra, ka debate, mosbesim, kritika, ironi, por edhe xhelozi. Unë pata vetëm një përgjigje për ta: do t’ju emancipoj edhe ju, që mos t’ju vijë turp, që të kërceni kudo në ambiente të gëzuara".

-Çfarë nënkuptonit me përgjigjen “Do t’ju emancipoj”?

"Po shpesh politikanët janë të mbarsur me komplekse, kërkojnë të
ruajnë profilin e një ‘supernjeriu’, që duhet të jetë i privuar të bëjë çdo gjë që bën një njeri i zakonshëm. Pra, emancipim në këtë rast është, se edhe ne jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet të bëjmë çdo gjë njerëzore".

-Bashkëshortja çfarë thotë për pjesëmarrjen?

"Gjithmonë më ka kritikuar, se unë ngurroja të kërceja në ambiente publike dhe kur e merrja guximin nuk shkëlqeja shumë. Kur e diskutuam më tha që të kam thënë të kërcesh më mirë, por jo kaq shumë mirë, sa në Danc With Me! Kam mirëkuptimin e saj maksimal, por do më duhet punë pas spektaklit që të barazohemi..!".

-Me Gretën çdo gjë ok?

"Greta është një gocë e jashtëzakonshme, e thjeshtë, e çiltër, shumë sportive, por për fatin tim edhe shumë profesioniste, çfarë po më lehtëson në lartësimin tim të shpejtë si konkurrent serioz në këtë garë".

-Cila është partnerja më e mirë që keni vallëzuar?

"E para bashkëshortja ime Kozeta, kam kërcyer shumë edhe me
partnere të tjera, Linda Batista është një italo­baraziliane që ishte edhe në listë në Dance With Me. Alba Hoxha është balerina që unë po kërcej në prova, që mendoj do jemi bashkë edhe në spektakël, një balerinë super e talentuar, që të imponon disiplinë në vallëzim dhe të jep shumë profesionalizëm nga vetja.
Me Gretën po ecim shumë mirë, megjithëse në hapat e parë, por kemi filluar të mendojmë edhe për fundin, natën finale!". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori