Shpërthimi në Tiranë, 5 persona të plagosur
Në zonën e Vaqarrit, tek një lokal pranë një karburanti ka ndodhur një shpërthim mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 5 shtetas, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se pika e furnizimit të pikës së karburantit me lendën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lendën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë.

Si pasojë e një shkëndie elektrike në ambientet e lokalit është shkatuar ndezja e lëndës duke shkaktuar edhe shperthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit:

- E. L., 24 vjeç
- N. H., 23 vjeç
- A. L., 53 vjeç
- L. D., 48 vjeç
- M. M., 38 vjeç

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje
/Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori