Rusia kërkon “kokën” e Zelenskyt në Kiev, kryeqyteti shpall shtetrrethim gjatë natës

Kievi ka shpallur shtetrrethim gjatë natës duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit të kësaj jave.

Ora policore ka hyrë në fuqi deri të premten për shkak të “veprimeve provokuese” të Rusisë, tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit.

“Gjatë gjendjes ushtarake, është e rëndësishme t’u përmbahen kërkesave dhe vendimeve që zbatohen në terren. Masa të tilla ndihmojnë në mbrojtjen e popullsisë nga veprimet provokuese të armikut,” tha Oleksandr Pavliuk.

Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit, kështu që nuk është menjëherë e qartë se çfarë e ka nxitur këtë veprim.

Megjithatë, Ukraina ka pretenduar më parë se “diversantë” rusë po vepronin në kryeqytet me qëllimin e vrasjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 10:12