Shpërthen ish-juristi i CEZ: Ja sa para mori Ismailaj pas takimit me Shkëlzenin
Juristi i OSHEE, Romeo Kara në emisionin “45 minuta” nga Denis Minga në Report TV, ka deklaruar se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj, kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të kompanisë OSSH te çekët e CEZ­it.

Duke iu referuar udhëtimeve drejt Pragës të Shkëlzenit dhe Kastriot Ismailajt, Kara thotë se është bërë me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish­kryeministrit për kontratën e kompanisë DIA me CEZ.

Ai po ashtu thekson se para realizimit të kësaj vizite, në shtator2010">2010­ës, Kastriot Ismailaj ka marrë në formën e pagesave nga CEZ, 1.5 milionë euro.

"Para datës 8 shtator 2010">2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, para vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën.

Arsyeja? Kontrata e parë e DIA-­s për mbledhjen e borxheve, nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010">2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje”, ka thënë Kara./Albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori