Shpronësimet për Tiranë-Elbasan, banorët në protestë
Banorët e disa fshatrave të Tiranës të cilët preken nga ndërtmi i rrugës Tiranë Elbasan kanë protestuar gjatë ditës së sotme për çmimin e ultë që është vleresuar toka e tyre. Ata kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh qytetin e Tiranës më Elbasanin duke kërkur rivlerësim të çmimit i cili sipas tyre nuk i afrohet aspak çmimit të tregut.

Ata i kanë cilësuar si qesharake çmimet prej 3 mijë lekë të vjetra që qeveria ka ofruar për tokën ndërsa çmimi i tregut sipas tyre shkon mbi 5 mijë lekë të reja.
Banorët kanë kërkuar që të negociohet për një çmim më të mirë, që tu afrohen çmimit të tregut, të cilat sipas tyre, janë minimumi dhjetëfish më i lartë. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori