Spektakolar Cikalleshi, i duhen vetëm 5 minuta për të kaluar në avantazh Konyasporin (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë menjëherë rrugën e rrjetës në takimin që Konyaspor po zhvillon me Goztepe.

Vetëm 5 minuta lojë i kanë mjaftuar sulmuesit kavajas të shënojë për skuadrën e tij duke i dhënë kështu avantazhin, në sfidën e javës së 31-të të kampionatit turk.

Një gol fantastik nga 31-vjeçari, i cili pas asistit që merr nga shoku i skuadrës “huton” mbrojtësit kundërshtarë me lëvizjet mashtruese të tij për të mposhtur më pas portierin e miqve.

Kujtojmë se ky është goli i 10-të i shënuar nga Cikalleshi në këtë sezon me skuadrën turke.

1-0 për Konyaspor, teksa aktualisht po luhet minuta e 23 e ndeshjes.


Shtuar 3.04.2022 15:34