Shpërndanin drogë në Tiranë, ja kush janë 6 të rinjtë e arrestuar
Gjashtë të rinj të moshës 18-29 vjeç janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë për veprën penale e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" shtetasit:

• Romeo Korollari, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje".

• Rigert Shani, 29 vjeç, banues në Tiranë

• Bledi Shytaj, 28 vjeç, banues në Tiranë

• Ani Pushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë

• Alket Zela, 18 vjeç, banues në Tiranë

• Aleko Lika, 20 vjeç, banues në Tiranë

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasit e mësipërm shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe cannabis sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi "Nënë Tereza", Pallati i Kulturës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 doza me lëndë narkotike.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". /albeu.com/

Shtuar më 02/11/2016, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori