"Shpojini gomat, thyejini xhamat", FNSH merr në mbrojtje Kryeministrinë (FOTO LAJM)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot në mesditë se qytetarët kanë të drejtë që t'u shpojnë gomat dhe thyejnë xhamat atyre që abuzojnë me qytetarët duke patur në shënjestër forcat e rendit dhe objektet qeveritare.

Fill pas kësaj thirrjeje të Bashës, e cila është në kufijtë e mos bindjes civile për të cilën ka folur vazhdimisht edhe Berisha, policia ka rritur masat e sigurisë përreth godinave qeveritare, përfshirë edhe kryeministrinë.

Nga fotot e siguruara nga "Panorama" duke një rritje e ndjeshme e forcave të rëndit pranë kryeministrisë me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Deklarata e Bashës

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha. /Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori