SHPK arreston Milazim Bytyqin, i dyshimtë për krime lufte
Albeu.com
Në orët e hershme të mëngjesit SHPK-ja ka ndërmarr një aksion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani deklaroi se operacioni është zhvilluar në fshatin Hallaq i Madh komuna e Lipjanit.Policia e UNMIK-ut, respektivisht njësiti kundër krimeve të luftës me dyshimin për vrasje, ka njotuar se behet fjalë për Milazim Bytyqin , i lindur me 9 shtator 1977.

Ai është arrestuar gjatë një operacioni policor i cili është zhvilluar sot nga ora 07:00 e deri rrethë orës 13:30 në fshatin Hallaq i madh, Komuna Lipjan.

Po ashtu është bastisur edhe shtëpia e tij, ndersa i dyshuari është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Radio KiM, një medium serb lokal, pohon se Bytyqi ngarkohet per 14 serbë të vrarë.
Shtuar më 17/10/2007, ora 00:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori