Rama nuk do t'a dorëzojë lehtë Fatmir Xhafajn ashtu siç bëri me Saimir Tahirin. Për këtë, ai ka hartuar një operacion PR, hartimi i të cilit nisi mbrëmë vonë në zyrat e tij, ndërsa startin e implementimit e dha sot vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron
Xhafaj, i cili përmes një letre publike pranon që ka "bërë gabime në rini" duke theksuar se do të dorëzohej vetë tek autoritetet italiane duke bërë burgun që i takon.
E gjithë kjo ka ndodhur vetëm 30 minuta para se
Rama të dalë vetë në konferencën e paralajmëruar për shtyp.
Rama e paralajmëroi mbrëmë konferëncën për shtyp për ditën e sotme, ç'ka tregon se dikush ka kontaktuar me vëllain e Xhafajt duke i dhënë porositë se çfarë duhet të bënte.
Tashmë,
Rama nuk do të dalë si
kryeministri që mbron ministrin me një vëlla trafikant droge, por si
kryeministri që nuk "pyet edhe për të tijtë".
Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi
Ramës i ranë dy ministra të Brendshëm në një periudhë shumë të shkurtër.
Tashmë, operacioni i shpëtimit të Xhafajt, rrjedhimisht edhe të
Ramës, pas konferencës së sotme ku
kryeministri do të shfaqet si hero, pritet të vijojë me disa arrestime të bujshme për trafik droge si edhe spastrime nga radhët e policisë të policëve me të njëjtën akuzë.
Në këtë mënyrë,
Rama do të finalizojë edhe operacionin "Shpëtoni ushtarin
Xhafaj", i cili është edhe personazhi kyç i hartimit të ligjeve të Reformës në Drejtësi. Nëse do të binte
Xhafaj,
Ramës i binte reforma dhe bashkë me to, vettingu në drejtësi dhe polici. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018,
ora 10:20