Shpëtim Gjika thumbon keq Dritan Lelin pas përmbytjes së Vlorës

Ish-Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook për përmbytjen e qytetit nga rreshjet e shumta të shiut.

Ai e krahason Lelin me “strucin” që fsheh kokën jo kur e sulmon kafsha grabitqare, por kur mbytet në ujë.

“Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë”

Gjika shton se zanati mësohet që vitin e parë, më vullnet pasion e dëshirë.

Zanati mësohet qysh vitin e parë se në të kundërt nuk bëhësh dot usta”, pasi sipas tij, në të kundër “do të mbetet çirak dhe do e mbajnë në punë për sevap”, shkrua ai.
Shtuar më 06/05/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori