Shpërthimi tragjik në Velipojë, vdes në spital pronari i kompleksit
Shpërthimi i një çisterne gazi ka shkaktuar zjarr të madh në kompleksin "Fishta" në Velipojë. Ky shpërthim shkaktoi shumë të plagosur dhe fatkeqsisht tashmë edhe një viktimë.

Pronari i lokalit në Velipojë, Besnik Zenuni, 55 vjeç ka ndërruar jetë disa çaste më parë në Spitalin e Traumës në kryeqytet pasi nuk mundi t’i rezistonte djegieve të mëdha që mori në trup.

Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe djali i tij Hektor Zenuni, 33 vjeç. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2017, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori