Shpërthimi në pallatin e gjyqtarëve, autori po hakmerrej
Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme personin e dyshuar për ngjarjen e shpërthimit në katin e dytë të një banese në zonën e “Vasil Shantos”. Në pranga ka përfunduar Arben Bardhi.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Vasil Shantos në Tiranë pasi ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Mihal Popi” përballë Gjykatës së Tiranës.

Shtëpia në katin e dytë të pallatit ku u vendos një sasi tritoli ishte bllokuar nga një bankë e nivelit të dytë, pasi autori nuk kishte shlyer kredinë dhe për këtë arsye banka e kishte nxjerrë në ankand duke e shitur. Autori i dyshuar i ngjarjes, 58-vjeçari Arben Bardhi, u arrestua pasditen e djeshme në Lezhë.

Ndërsa burimet thanë se edhe 4 vite më parë ai kishte bërë të njëjtën gjë, duke vendosur eksploziv në banesën e bllokuar nga banka. Burimet thane se Policia kishte dijeni për vendndodhjen e autorit, i cili u konstatua në Lezhë, në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori