Shpërthimi në Durrës, atentat i dytë për biznesmenin
Pas atentatit të sotëm në qytetin e Durrësit, nëse kthehemi pas në kohë, biznesmenit Trota i'u bë atentat dhe në qershor të vitit 2013. Biznesmeni Ardian Trota ka qenë objekt i një atentati më 28 qershor të 2013.

Pronari i një pike karburanti në dalje të Kukësit është qëlluar nga 2 persona. Nga sulmi me armë në pikën e karburantit mbetën të plagosur 5 persona.

Trota u bë objekt i një atentati të dytë sot, ku makina me të cilën udhëtonte biznesmeni është hedhur në erë me eksploziv, në rrugën dytësore të Shkallnurit. Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte vendosja e eksplozivit.

Ja njoftimi i policisë:

"Sot më dt 17 janar, rreth orës 10:00, në rrugën dytësore të Shkallnurit, mjeti tip benz E 270 CDI, autoveturë me targa AA 765 FN, drejtohej nga shtetasi Ardian Trota, lindur në Kukës.

Subjekti i ketij shpërthimi ka qënë në lëvizje në momentin e shpërthimit të mjetit që drejtonte. Shkak i aksidentit, eksplozivi. Shtetasi në fjalë është me precedentë penalë. Për momentin ndodhet në spitalin e Durrësit. Policia po shqyrton rrethanat e ngjarjes". /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori