Shpërthimi i tritolit trondit Vlorën
Një shpërthim i fuqishëm tritoli është ndjerë në orët e vona të natës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes në rrugën Trans-Ballkanike, dhe sasia e vendosur e tritolit ishte rreth 150 gram.

Shpërthimi është dëgjuar edhe nga banorët e tjerë të zonës përreth.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

Forcat blu kanë shoqëruar në komisariat një person për ta pyetur lidhur me shpërthimin, ndërsa pranë objektit janë parë dy persona.
Shtuar më 04/06/2019, ora 07:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori