Shpërthimi i bombolës në Kumanovë, shkon në pesë numri i viktimave
Ka shkuar në pesë numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 20 litërshe në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Elmije Bajrami 35 vjeç e cila nuk ka mundur t'i mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë, mëngjesin e 23 shkurtit mbetën fillimisht të vdekur tre fëmijë dhe po atë ditë, rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë dhe Shaip Alimi, 60 vjeç, mëson Albeu.com.

Të lënduarit e tjerë, tashmë vetëm 4 të mbijetuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas fqinjëve, fëmijët së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), kishin shkuar për vizitë te prindërit e tyre, por ky takim rezultoi i fundit dhe tragjik për ta.

Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndenjes, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ku më pas ka ndodhur dhe shpërthimi.

"Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur", është rrëfyer një prej fqinjëve.

Sipas Prokurorisë Publike, bombula ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar./albeu.com/

Shtuar më 26/02/2020, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori