Shpërthim tritoli në banesën e Andon Mëhillajt
Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme në lagjen “28 Nëntori”. Sipas burimeve të policisë, një sasi eksplozivi ishte vendosur në një banesë, pranë ish-Pallatit të Oficerëve.

Sipas burimeve, eksplozivi ishte vendosur në banesën e Andon Mëhillajt, njërit prej ndërmjetësve për vrasjet e kryera nga Julian Sinanaj.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit.

Andon Mëhillaj dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “vepra me qëndrime terroriste”. Ata dyshohen se kanë qenë ndërmjetësues dhe porositës për vrasjet me pagesë tëJulian Sinanajt. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 00:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori