Shperthim ne Zyren e Perfaqesueit Civil Nderkombetar
Pëlqej
Albeu.com
Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë është tronditur dje nga shpërthimi i një mjeti të paidentifikuar rreth orës 17:30. Shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme material, njofton zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës.
Menjëherë pas shpërthimit, Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi, dënuan aktin, duke e cilësuar atë si akt kundër Kosovës dhe popullit të saj. Ata kërkuan nga organet e rendit që të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës.

Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë udhëhiqet nga diplomati Pieter Fatih, dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.
Shtuar më 15/11/2008, ora 15:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori