Shperthim ne Zvecan
Albeu.com
Një person i panjohur e ka hedhur një mjet shpërthyes afër një lokali në Zveçan. Lajmi bëhet me dije nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga policia e Kosovës.Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti, ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe nuk ka pasur viktima ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. “Për momentin nuk dihet motivi dhe nuk kemi persona të arrestuar apo të dyshuar lidhur me rastin”, citojnë mediat kosovare Mehmetin.
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori