Shperthim ne Vlore, plagoset anetari i Keshillit Bashkiak
Albeu.com
Nje shperthim i fuqishem ka tronditur mbremjen e sotme qytetin e Vlores. Nje makine eshte shkaterruar plotesisht pasi nje sasi tritoli e ka hedhur ne ere. Lenda eksplozive ishte vendosur ne nje makine tip Benz 240 e parkuar ne lagjen “Kali i Trojes”.Policia ka mberritur ne vendngjarje duke hetuar ngjarjen, e cila per fat te mire nuk shkaktoi deme ne njerez. Nuk dihen ende autoret dhe motivet e kesaj ngjarjeje.

Pranë makinës, ndodhej shtetasi Morand Hoxha, i cili mësohet se është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Vlorës.
Policia njofton se zyrtari i Këshillit Bashkiak ka pësuar plagosje të rëndë si pasojë e shpërthimit.

I dëmtuari aktualisht ishte anëtar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak ndërsa më parë ka përfaqësuar LSI-në.
Ai ka një precedent penal për shkak se në prill 2009, është arrestuar nga policia pasi mbante armë pa leje.


Arrestimi është bërë pas kontrollit të policisë në makinën e zyrtarit të Këshillit Bashkiak, "Benz 240", me targa VL 4532 A, e cila shpërtheu mbrëmjen e sotme.
Shtuar më 07/02/2010, ora 03:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori