Aksident i rëndë në autostradën Levan Vlorë, ndërron jetë një person që tentoi të kalonte rrugën

Aksident me vdekje sërish në autostradën Levan Vlorë.

Një këmbësor ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pasi është goditur nga një automjet.

Nga burimet e policisë këmbësori ka qenë duke kaluar mes për mes autostradës ku ëhstë goditur nga automjeti i cili s’ka mundur të frenoj pasi ka qenë me shpejtësi.

“Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një  këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pak ditë më parë në këtë autostradë, pothuasje në të njëjtën mënyrë humbi jetën edhe një grua.


Shtuar 13.08.2021 22:48