Eksploziv makinës së oficerit të Krimeve të Rënda në Krujë
Një shpërthim ka ndodhur në Tiranë ku një makine i është vënë eksploziv dhe është dëmtuar në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” në Tiranë dhe makina është në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Njoftimi i policisë

Tiranë Paraprake

Më datë 23.06.2017, rreth orës 03:55, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një shpërthim në rrugën "Kastriotët".

Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre. /albeu.com/



Shtuar më 23/06/2017, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori