Humbi jetën nga COVID-19, pse nuk u vaksinua Bashkim Fino? Përgjigjet Brataj

Ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pas betejës së humbur me COVID-19. Pas vdekjes së tij, shumë homazhe u bënë nga forcat politike, si majtas e djathtas.

Në studion e “Real Story-t”, vdekja e tij u rikthye sërish në kryefjalë, por këtë herë, duke u ngritur pyetja se përse nuk u vaksinua ish-deputeti socialist.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli të ftuar ekspertësh në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.

Fillimisht thanë ata do të vaksinoheshin mjekët, personat mbi 85-vjeç, e tani ata mbi 75, për të vijuar më pas, me personat mbi 65-vjeç, por edhe të sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.