Shpërthim në një banesë në Tiranë
Pëlqej
Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në zonën e "Xhamllikut" në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije fillimisht se bëhej fjalë për shpërthim të një bombule gazi por nga ekspertët e kriminalistikës, që kanë mbërritur në vendngjarje, është hedhur dyshimi për një granatë dore, të hedhur taracën e shtëpisë.

Nga të dhënat paraprake fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar në njerëz. Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikese kane mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punen per shuarjen e zjarrit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shperthimit.
Shtuar më 14/09/2014, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori