Shpërthim në Fushë-Krujë, punonjësit të bashkisë i bëhet makina shkrumb e hi
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Mësohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi e cila ishte vënë në një makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie.

Makina është në pronësi të shtetasit Vesel Xaka 63 vjeç, i cili është punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative të Cudhit.

Ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Shtuar më 07/04/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori