Shpërthim me lëndë plasëse? I zoti i shtëpisë në Vlorë tregon të vërtetën
Detaje të reja ka dalë nga shpërthimi në banesën e Jetnor Devollit në Vlorë. Në fillim u raportua se kishte ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të banesës.

Ndërkohë, policia ka tashmë një tjetër pistë. Dyshohet se në banesë ka shpërthyer dushi.

Lidhur me këtë ka folur për abcnews.al edhe vetë i zoti i shtëpisë, i cili i qëndron faktit se ka shpërthyer kazani i dushit.

“Ka shpërthyer kazani i dushit. E lanë fëmijët ndezur , nuk e pamë. Ka ndodhur rreth orës 03.00. policia bëri verifikimet e veta arriti në konkluzionin që e ka bërë jo. S’kam pasur dhe as nuk kam probleme me njeri”, shprehet ai, ndërsa shton se fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz pro vetëm materiale.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 20/12/2019, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori