Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë dhe Burrel, nuk ka të lënduar
Pëlqej
Dy shpërthime me eksploziv janë shënuar pas mesnate në Fushë-Krujë dhe në Burrel. Uniformat blu konfirmojnë se fatmirësisht në asnjë asnjë rast nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në Fushë-Krujë, shpërthimi ka ndodhur në fshatin Larushk e ndërsa rrethanat janë ende të paqarta. Të njëjtat burime shtojnë se lënda eksplozive ishte vendosur në një banesë 3-katëshe.

Ndërkaq në Burrel, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 02:00 pas mesnate, në një lagje të qytetit. Për zbardhjen e këtyre ngjarjeve, tashmë ekspertët kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur prova e dëshmi. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori