Shpërthim i fuqishëm në selinë e partisë ORA
Pëlqej
Albeu.com
Mbrëmë rreth orës 22.3O një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Prishtinës.Shpërthimi ka ndodhur në ndërtesën ku ndodhet selia e partisë politike ORA, ka njoftuar policia, por nuk ka saktësuar nëse shpërthimi ishte i drejtuar kundër saj.
Lideri i partisë ORA, Veton Surroi, shpërthimin e ka cilsuar një atentat politik. Surroi citohet të ketë thënë se përshakllëzimin e dhunës e ka paralajmëruar te krerët e UNMIK-ut, të qeverisë dhe të KFOR-i, por, sipas tij, nuk është bërë asgjë që të ndalen këto krime që "janë pjesë e krimti të organizuar dhe e krimir politik", ka thënë Surroi.
Nga ky shpërthim tre fëmijë janë lënduar lehtë, në katin e sipërm të ndërtesës, nga thyerja e xhamave. Kosova.com
Shtuar më 18/04/2005, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori