Shpërthen Topalli: Në listë do isha nëse do u buzëqeshja familjarëve të Bashës
Pëlqej
Jozefina Topalli, kritikja më e fortë e kryetarit të PD-së tha se Basha nuk vendosi ta fuste atë në listë pasi ajo kishte javë që i shkonte në zyrë dhe i kërkonte mbledhjen e strukturave të PD-së.

Gjithashtu, duke folur për “Debati” në “Channel One”, Topalli tha me ironi se ajo mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëveBashës, pra kunatit dhe Bashkëshortes, për të cilët tha edhe Ruli sot se kishin zyra në PD.

“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëveBashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori