Shpërthen Topalli: Gara në PD është e rreme, neveri për grupin "pro Basha"
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar në “Debat” të “Channel One” ka deklaruar se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës.

Sipas saj, këta njerëz janë të njëjtë me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Topalli tha gjithashtu se në PD nuk ka garë të vërtetë por është një garë e rreme.

“Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, tha Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori