Shpërthen shtëpia në flakë, brenda ishin dy të moshuar
Një shtëpi ka marrë flakë ditën e sotme në Ishull Lezhë.

Zjarri u shënua në zonën Ishull Lezhë, rreth orës 16.00 të së shtunës dhe shkak i flakëve janë bër luhatjet e energjisë elektrike.

Në banesë mësohet se ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli shkruan shqiptarja.com.

Fillimisht kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë por e menjëhershme ka qenë edhe pergjigjia e zjarrëfikeses e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke vënë nën kontroll flakët që rrezikonin dhe banesën aty pranë.
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori