"
Shpërthimi" i
koronavirusit ka sjellë revolta në
burgun në
Manaus të Brazilit, një qytet në thellësi të Amazonës.
Sipas Reuters, të burgosurit kanë marrë
peng shtatë roje burgu.
Arsyeja e rebelimit në
burgun e Puraquequara nuk ishte e qartë, por stacionet televizive vendase cituan një video që dyshohet se ishte regjistruar nga një i burgosur i paidentifikuar, i cili u ankua për nxehtësinë dhe mungesë të energjisë elektrike në burg.
Autoriteti i burgut në
Manaus, tha se të burgosurit po kërkonin praninë e shtypit dhe grupeve të të drejtave të njeriut.
Manaus është goditur rëndë nga
shpërthimi i
koronavirusit.
Autoritetet varrosin viktimat në varre masive për shkak të mungesës së arkivoleve.
Shtuar më 02/05/2020,
ora 19:14