Dortmund hap “thesin” për sulmuesin italian por ai dëshiron vetëm Interin

Borussia Dortmund ka lëshuar një ofertë të majme për sulmuesin italian, Scamacca të Sassuolos.

23-vjeçari po kalon një periudhë shumë të mirë në Seria A këtë sezon duke shënuar 9 gola në 23 ndeshje dhe duke spikatur me lojën e tij në repartin ofensiv.

Scamacca ka qënë për një kohë të gjatë nën radarët e Inter-it dhe Juventus-it, por këta të fundit janë tërhequr nga gara pasi kanë transferuar Dusan Vlahoviç. Inter gjithësesi mbetet në pole-position për shërbimet e tij pasi nga burimet e afërta të lojtarit ka ardhur një përgjigje pozitive për drejtuesit e Inter-it.

Scamacca i ka thënë ‘jo’ Dortmund-it pasi ai dëshiron vetëm Interin si destinacionin e tij të radhës. Marotta dhe Ausilio, dy drejtuesit zikaltër do të përpiqen të bindin lojtarin dhe klubin e tij në merkaton e verës. Optimizmi është i lartë pasi lojtari do Interin dhe lidhje midis dy klubeve është e mirë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.01.2022 09:19