Shpërthen Patozi: Sharës me pagesë, mos më përdorni mua…
Vetëm një ditë pasi doli nga gara për kreun e PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për herë të parë në Facebook.

“Por një këshillë e kam: thoni ç'të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.”-shkruan Patozi në Facëbook.

STATUSI I PLOTË

PËR SHARËSIT ME DHE PA PAGESË

Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t'i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë.

Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.

Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo "amnisti" nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.

Por një këshillë e kam: thoni ç'të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve! /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori