Shpërthen një makinë përpara bashkisë së Burrelit
Pëlqej
Update- Pronari i mjetit që shpërtheu paraditen e sotme në Burrel Gazmir Dema ka pohuar ne polici se nuk ka pasur asnje bombol gazi ne mjet. Sipas 34 vjeçarit, mjeti ka qene i parkuar ne momentin kur ka shperthyer dhe se ai se bashku me bashkeshorten dhe dy femijet kishin dale nga mjeti vetem pak momente para ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet per te zbardhur plotesisht shkaqet e ngjarjes, ndersa nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së lëndëve eksplozive.

11:16- Një automjet ka shpërthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së qytetit të Burrelit por pa shkaktuar të lënduar. Në vendngjarja kanë mbërritur Prokurori i Rrethit, zjarrfikëset dhe kanë vënë nën kontroll flakët, të cilat ishin shumë të fuqishme.


Shtuar më 18/08/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori