Shpërthen me tritol një makinë te Shkëmbi i Kavajës, plagoset 35 vjeçari
Update - Policia e Durrësit bën me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë plagë dhe menjëherë është transportuar për në spital. Burime paraprake nga uniformat blu theksojnë se drejtuesi po shkonte drejt mjetit kur ndodhi shpërthimi.

Mjeti është në pronësi te Ardian Trotës, 35 vjeç. Pas shpërthimit të mjetit tip Benz i cili është shkatërruar plotësisht, mësohet se është dëmtuar edhe një tjeter automjet i parkuar.


10:00 - Një automjet tip Benz me ngjyrë gri ka shpërthyer pranë Shkëmbit të Kavajës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një shpërthim me tritol.

Makina tip Benz ndodhej e parkuar anës rrugës, dhe brënda saj nuk ka pasur njeri.

Lidhur me këtë ngjarje ku të dhënat janë të pakta, mësohet se policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori