Shpërthen Ngjela: Si mund të lejohen 100 alabakë të Saliut të plaçkitin Tiranën? Ç'po bën Washingtoni?
Avokati i ditur Ngjela, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe i FBI-së bashkë, i cili në 21 janar bënte thirrje që të vriteshin të gjithë për liri, kundër regjimit të Sali Berishës, sot, disa orë më parë, shpërtheu ashpërsisht kundër të rinjve protestues.

–Si mund të lejojë policia njëqind alabakë të Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?- pyet avokati dhe më pas, si zakonisht, vetë-përgjigjet në formë urdhëri:

– Gjithë policia e shtetit duhet të vijë këtu dhe t’iu tregojë vendin vandalëve. Policia, kundrejt dhunuesve të ligjit, është forcë, nuk është përkëdhelje.

Më pas, avokati shtron pyetjen e zakonshme dhe fondamentale, që sigurisht lidhet drejtpërdrejt me kryeqendrën e Amerikës, Washingtonin:

– Po Uashingtoni, a do t’i kërcënojë? – pyet avokati për politikanët shqiptarë dhe menjëherë vjen vetë-përgjigja.

–Duhet t’i kërcënojë rreptë që të tre: Ramën, Berishën dhe Bashën. Që të tre janë pas vandalëve.

PS. Në mënyrë që të jeni edhe më të qartë me atë çka kumton avokati ynë i super ditur, lexojeni të plotë më poshtë, statusin e tij!


SPARTAK NGJELA -FAQJA ZYRTARE

Sot në Shqipëri nuk ka shtet që të jetë me shqiptarët. Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë me alabakët që thyejnë qytetin, se, ata që po i paguajnë duan destabilizim të gjendjes në Shqipëri.

Si mund të lejojë policia njëqind alabakë të Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?

Gjithë policia e shtetit duhet të vijë këtu dhe t’iu tregojë vendin vandalëve. Policia, kundrejt dhunuesve të ligjit, është forcë, nuk është përkëdhelje.

Nëse policia nuk vjen në Tiranë me mjete, atëherë kuptohet se nuk e lë kryeministri.

Nëse nuk e lë kryeministri, kryeministri është me ta, se ka frikë nga reforma antikorrupsion.

Asnjë nga këta të korruptuar nuk është me shqiptarët. Pasi i vodhën shqiptarët dhe u kapën në vjedhje, tani duan të shkallmojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Me një grup alabakësh primitivë, shumica kalamaj, të paguar nga korrupsioni i lartë.

Po Uashingtoni, a do t’i kërcënojë?

Duhet t’i kërcënojë rreptë që të tre: Ramën, Berishën dhe Bashën. Që të tre janë pas vandalëve.
Shtuar më 11/12/2020, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori