Shpërthen në flakë makina tek Zogu i Zi
Një automjet ka shpërthyer në flakë në Tiranë.

Bëhet fjalë për një taksi që erdhi nga rruga e Doganës dhe shpërtheu pikërisht tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që ka shuar menjëherë flakët.

Ndërkohë, ka arritur policia dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 08/10/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori