Shpërthen në flakë makina në Rrugën e Kombit, me të udhëtonin 4 persona (VIDEO)
Një makinë në Rrugën e Kombit ka marrë flakë papritur në ecje e sipër mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Reps. Brenda makinës ndodheshin 4 anëtarë të një familjeje shqiptare të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe të shpëtojnë.

Siç shihet dhe nga videoja flakët kanë qenë të mëdha dhe kanë shkrumbuar mjetin, shkruan FaxWeb.

Mjeti tip “Benz” udhëtonte drejt Kosovës. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Shtuar më 11/11/2018, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori