Shpërthen në flakë makina, shpëton shoferi por dëmton dhe dy makina të tjera (VIDEO)
Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme ne Fier duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë.

Dy makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në makinë.
Shtuar më 08/08/2020, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori