Shpërthen ndaj policisë Fatmir Xhafaj: Bëni punën ose dorëhiquni tani!
Pëlqej
Ditën e sotme po mbahet një mbledhje me Policinë e Shtetit ku ka marrë fjalën ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me tone të ashpra ai u është drejtuar efektivëve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit duke u kërkuar të jenë korrekt.

Xhafaj i ka paralajmëruar duke thënë se nëse nuk mbajnë përgjegjësinë që kanë mbi supe më mirë të largohen vete.

“Të punosh për të ruajtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve të vendit dhe ta mbrosh nga keqbërës nuk është e lehtë, por e vështirë, deri në sakrifikimin e jetës, nëse nuk e shihni kështu, më mirë largohuni”- tha Xhafaj. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori