Shpërthen motra e Elivar Golemit: Faji i saj është se s'ka para
Pëlqej
Përmasa edhe më të mëdha po merr çështja e Fullanit dhe Elivar Golemit, ndërsa një reagim të zëshëm ka ardhur nga motra e kësaj të fundit.

Teksa Golemi ndodhet në burg, motra e saj ka apeluar për drejtësi, e ndërsa sipas saj, faji i vetëm i së akuzuarës është se nuk ka mbështetje dhe para. Teksa kërkon që drejtësia të vendoset njëlloj, ajo e krahason me rastin e Fullanit.

Sipas saj, motra nuk është e fuqishme nga ana ekonomike dhe se duhet të zbatohen të Drejtat e Njeriut. Edhe sot në Shkodër është mbajtur një protestë për lirimin e Elivar Golemit nga burgu. Në këtë protestë ka qënë e pranishme edhe motra e ish-inspektores së Bankës së Shqipërisë, Valjeta Golemi.

“Kërkojmë që drejtësia të funksionojë për të gjithë njëlloj. Gjërat nuk janë të drejta. Isha atë ditë në sallën e Apelit, ishte hera e parë që i'u dha e drejta për të folur.

Kur gjykatësi e pyeti për auditet, ajo dha sqarime se auditet ishin zhvilluar dhe protokolluar pranë Këshillit Mbikqyrës dhe një kopje pranë Komisionit të Ekonomisë. Ndërsa prokurori deklaronte se nuk ishte në dijeni të tyre. Si mund të bëhet një akuzë kur prokuroria nuk është në dijeni të dokumentit që ekzistojnë?

A mund të zhvillohet akuza kur prokuroria nuk ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Të zbatohen të Drejtat e Njeriut për motrën time.

Nëse ligjet shqiptare parashikojnë që shkallët e ndalimit janë të ndryshme, ajo mund të hetohet në një masë më të lehtë. Mund të ndalohej për mos prishje të dokumenteve. Por ato janë depozituar pranë organeve përkatëse dhe nuk kishte si ti dëmtonte.

Faji i saj i vetëm është se nuk ka mbështetje shumë të fortë, e nuk ka para. Nuk jam kundër lirimit të Fullanit, sepse është e drejtë e tij, por siç u bë për të drejtësia, të veprojë për motrën time.

Për motrën time jam shumë e bindur që është e pafajshme. Por megjithatë ti lihet hetimit, drejtësia të jetë e njëllojtë", ka deklaruar motra e Elivar Golemit. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori