Një makinë është
shpërthyer me lëndë
plasëse mbrëmjen e sotme në
Tiranë.
“Rreth orës 20:40, në rrugën ‘Belul Hatibi’ në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka
shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar
plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit”, njoftoi Policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.
Shtuar më 22/01/2019,
ora 23:17