Makina e biznesmenit nga Fushë
Kruja, Edmond
Kadiu ka shpërthyer mbrëmjen e sotme nga një sasi eksplozivi që i ishte vendosur.
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit
biznesmeni nuk ndodhej brenda në makinën e tipit Benz me targa AA 044 KJ, pasi e kishte parkuar vetëm pak metra larg komisariatit të Policisë.
Sipas burimevetë Portali Albeu.com,
Kadiu ka në pronësi disa
lokale dhe dyqane ushqimore.
Policia ka nisur menjëherë hetimin për zbulimin e autorëve të mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2015,
ora 21:10