Një lëvizje te Barça është prioriteti i Lewandowskit, katalanasit i japin kontratë 3-vjeçare

Robert Lewandowski dëshiron të transferohet te Barcelona.

Një lëvizje te klubi katalanas është një prioritet për sulmuesin 33-vjeçar, pavarësisht se PSG dhe Chelsea kanë treguar interes për të që nga vera e kaluar. Edhe agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, favorizon Barçën, shkruan Fabrizio Romano.

Barcelona i ka ofruar Lewandowskit një kontratë trevjeçare, por ata ende nuk kanë biseduar me Bayernin për një transferim të mundshëm.

U raportua se Barça nuk do të ofronte më shumë se 35 milionë euro për sulmuesin. Në të njëjtën kohë, për hir të transferimit, Lewandowski është gati të ulë pagën e tij nga 22 në 16 milionë euro në vit.

Në sezonin e mbyllur për Bayernin, Lewandowski shënoi 50 gola në 46 ndeshje për klubin. /albeu.com/


Shtuar 17.05.2022 18:58