"Shpërthen" Kryemadhi: Paketa "McAllister", copy-paste e propozimeve të Metës
Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është shprehur se marrëveshja e arritur Rama-Meta nuk e dëmton LSI.

Madje ajo është shprehur se paketa ‘McAllistr” është një copy-paste e propozimit që ka bërë Ilir Meta.

A ka një përpjekje edhe në 2008 edhe sot ka për qëllim eliminimin e LSI-së?

“Që në momentin e reformës në drejtësi kur Ilir Meta foli për qeveri besimi për ti ofruar besim opozitës ka filluar marrëveshja.
Edhe paketa McAllister është një copy-paste e propozimit që ka bërë ilir meta basi deklaroi për qeveri besimi.

Tashmë në 30 ditë të gjitha partitë politike do të futen në logozet e tyre elektorale. Unë më shumë problematikë shikoj ligjin e reklamave” u shpreh Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2017, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori