Shpërthen këngëtarja shqiptare: Jeni shtuar si milingonat, mbathjet u kanë mbetur!
Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka ironizuar të gjitha koleget e saj, që dalin të zhveshura.

Enxhi ka postuar në Instagram një video të këngëtares Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of America” në sezonin e 15-të.

"Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet", – ka shkruar këngëtarja.

Më pas duke bërë krahasimin me artisten e re dhe të talentuar amerikane, ka ironizuar koleget shqiptare, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.

"Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…", shkroi ajo.

Koleget e saj këngëtare, duke qenë se nuk janë përmendur me emër, sigurisht nuk kanë si të reagojnë për këtë mesazh, por kuptohet, ato që dalin vazhdimisht të zhveshura në klipe, duhet të jenë më të prekurat.

Kujtojmë se Enxhi Nasufi momentalisht punon si moderatore e emisionit “Ora e Tiranës.

Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Pendimi”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj.
Shtuar më 17/09/2020, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori